Bashës i bëjnë pritje madhështore në Berat, qytetarët e presin me flamuj e buqeta me lule…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me brohërima e flamuj nga qytetarë beratas në hyrje të qarkut.

Të lajmëruar për vizitën që Basha do të kryejë sot në Berat, qytetarët beratas i kanë bërë liderit të opozitës një pritje madhështore në kufirin që ndan Beratin me Lushnjën. Ata e kanë pritur Bashën me flamuj, buqeta me lule dhe me thirrjet “Rama ik”.

I surprizuar nga kjo pritje, Lulzim Basha ka ndaluar, i ka përshëndetur e falënderuar për këtë pritje madhështore dhe pasi ka qëndruar disa minuta me ta ka vijuar rrugën drejt qytetit të Beratit.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime në qarkun e Beratit, të cilat do të përqendrohen jo vetëm në qytet por edhe në disa zona rurale.

 

Bashës i bëjnë pritje madhështore në Berat, qytetarët e presin me flamuj e buqeta me lule…

Pas Çomos një tjetër shefe në Infektiv

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko