Më vjen keq që përllogaritjet e vjetshme po materializohen: Po i afrohemi 12 mijë vdekjeve!

Nga Erion Dasho.

Më vjen keq që përllogaritjet e vjetshme për skenarin më të keq të mundshëm janë duke u materializuar. Po i afrohemi çdo ditë 12 mijë vdekjeve, ndërkohë që bazuar në të dhënat e INSTAT, skenari më i mundshëm me 6.041 vdekje është tejkaluar që në janar.

Një qeveri, ministri dhe komitet i papërgjegjshëm e kanë lënë epideminë në rënie të lirë duke shkaktuar një katastrofë shëndetësore të paprecedent. A do të mbajë dikush përgjegjësi?!

Një vit më parë, 19 mars 2020: “Nuk është grip!”

Për të dhënë disa argumente më “shkencorë” për skeptikët që më kanë shkruar në komente ose inbox, shpluhurosa njohurië e vjetra të epidemiologjisë (fatmirësisht pak të ndryshkura, por jo të harruara) dhe përgatita tabelën e mëposhtme me parashikimin se çfarë do të ndodhte në se në Shqipëri nuk do të merreshin masa, apo në se flihet mbi dafina dhe mendohet se tashmë me 2 javë masa, e kaluam epideminë.

Në se nuk do të merreshin masa, ose në se masat hiqen sot, për një periudhë kohe 2 mujore rrezikojmë një dyndje të papërballueshme në spital, kur 200,000 persona do të kishin nevojë për shtrim, nga të cilët gati 60,000 do të kishin nevojë për kujdes intensiv dhe ku gati 6,000 vetë do të vdisnin (në rastin më të mirë, por që mund të shkojë deri në 12,000 në rastin më të keq).

Pjesa më e madhe e vdekjeve do të ndodhnin në grup-moshën mbi 60 vjeç, por edhe më të rinjtë rrezikojnë jo pak siç shihet.

Jo sistemi shqiptar që ka problemet e veta të ditura, por asnjë sistem në botë nuk ka kapacitet t’a përballojë një situatë të tillë.

Prandaj e vetmja zgjidhje mbetet parandalimi dhe respektimi rigoroz i masave kufizuese. Kemi fatin e mirë që ato janë duke dhënë efekt dhe duhet të vazhdojmë t’i respektojmë!

Image

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko