Lubonja: Meta bërtet që t’i vendosë alarmin ndërkombëtarëve dhe të mos vidhen votat!

0
185

Analisti Fatos Lubonja, shpjegoi se përse sipas tij presidenti Ilir Meta, po sillet në mënyrë “agresive”, kur na ndajnë rreth një muaj nga zgjedhjet parlamentare.

Ai tha në “Real Story”, në “News 24”, se sjelljet e presidentit janë për të treguar që të mos preken votat dhe të garantohet një proces i qetë.

Ai bën të fortin sipas meje me idenë që duke qenë dhe president do të ndalojë vjedhjen e votës. Unë nuk thash që nuk është në fushatë, është, por kontradikta qëndron në këtë, a beson, a do të japë kurajë, realiteti është ky.

Ai duke qenë president bën që të sigurojë mbrojtjen e votës. Bërtet, të vendosë alarmin tek ndërkombëtarët që këto të mos guxojnë të vendosin duart në zgjedhje.

Do të ketë a jo vjedhje votash besoj do të ketë. Po të shikosh listën e Durrësit, ata kriminelë janë fut pikërisht për këtë punë. Ka indicie, ata janë të alarmuar.

Gjykimi im është që e kanë shumë të vështirë, vetëm po pati ndonjë dyndje të popullit shqiptar. Ai mund të ketë dhe shqetësime me Bashën. Por edhe shqetësimi i Ramës është që hoqi koalicionet, ndryshoi marrëveshjen e 5 qershorit, pse nuk flasim edhe për këto ne”, u shpreh Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here