Prej një jave, si asnjëherë Elbasani ka tërhequr vëmendjen e opionit publik me zhvillimet tronditëse politike që nisën që nga Dita e Verës.
Sot, Elbasani është vënë sërish në fokus të një mesazhi të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili ka parë në rrënjët e problemeve në këtë qark, i cili rezulton me rënien më të madhe të numrit të popullsisë për shkak të varfërisë dhe të papunësisë.
Basha e ka vendosur këtë fakt të nxjerrë nga shifrat zyrtare të INSTAT-it tek 100 dështimet e kreut të qeverisë, Edi Ramës, në këto dy mandate.
“Cili është qarku me rënien më të madhe të popullsisë gjatë këtyre viteve? Qarku i Kukësit, i Elbasanit, i Korçës? – ka ngritur pyetjen Basha në një postim në Instagram. – Përgjigjja: Qarku i Elbasanit, sipas INSTAT-it. Qarku i Elbasanit ka pësuar rënien më të madhe të numrit të popullsisë për shkak të varfërisë dhe papunësisë.”
Po ashtu, Basha ka nxjerrë në pah edhe një dukuri tjetër negative lidhur me të larguarit nga vendi:
“Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri? 53%? 76%? 94%? Dhe përgjigja është: 94%! Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e shoqërisë dhe ekonomisë, – nënvizon Basha në përfundim