Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, nëpërmjet një video ka denoncuar Elisa Spiropalin se feston në resorante pa respektuar asnjë masë anti-Covid, ndërkohë që mijëra qytetarë janë gjobitur për mos mbajtjen e tyre.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Në kinematë e Tiranës shfaqet filmi me titull “S’ka kohë për pushim”.
Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një vajze rebele që lotonte për minatorët. Kalvari i saj i vuajtjeve gjatë një greve urie, do të marrë fund kur heroi i saj, me shkopin e tij magjik, e shndërron në drejtoreshë. E gjendur në një realitet krejt të ri, vajza zbulon pasionin e saj të fshehur për bukën dhe vallëzimin. Një metamorfozë e kohëve moderne.
Ndiqni trailerin e filmit.