Pandemia fut në “kolaps” sektorin fason

0
79

Prodhuesit e veshjeve dhe të këpucëve në vend po përjetojnë  një krizë të thellë  për shkak të pandemisë së Covid -19.

Altenisa Brahelika tregon se gjatë marsit kanë pasur një rënie drastike të porosive dhe kontratave kryesisht nga vende e BE-së të cilat po i japin mbështetje ekonomive kombëtare.

“Sektori fason sidomos ai i këpucëve ka një rënie shumë të madhe për shkak të pandemisë. Vende si Gjermania, Italia përpiqen që prodhimin ta mbajnë dhe suportojnë ekonominë e tyre”, ka thënë ajo.

Kriza e pandemisë në sektorin fason ka detyruar rreth 70 subjekte të mbyllin aktivitetin ndërsa ndërmarrje të mëdha po largojnë nga puna rreth 200 punonjës në ditë.

Përfaqësues të sektorit fason ankohen se nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.

Ndërsa theksojnë se fakti që jemi në prag zgjedhjesh e vështirëson  edhe më shumë gjendjen .

Fasonët po thellojnë rënien e aktivitetit të tyre gjatë muajve të parë të këtij viti  ku rezulton se në janar  shitjet kanë  pësuar ulje me 12% dhe në shkurt me 18%./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here