Pa program dhe me bilanc skëterrë, alternativa e PS për 25 prillin dhuna dhe shantazhi

0
122

Vetëm pak ditë më parë, në ditën e Verës, në Elbasan ndodhi një skandal i vërtetë ku element të botës kriminale, mbështetës të PS-së, sulmuan fizikisht simpatizantët e PD-së, të cilët teksa kryeministri po vizitonte qytetin, thirrën “Rama ik”.

Ndonëse PS u mundua ta zvogëlojë çështjen, madje duke fajësuar PD-në për ngjarjen, pamjet me video që më vonë u zbardhën të plota, zbuluan ngjarjen sic kishte ndodhur realisht. Përfaqësues të botës së krimit me urdhër nga lart sulmuan keqazi mbështetësit e PD-së vetëm e vetëm se shprehën publikisht kundërshtinë e tyre ndaj kryeministrit.

Por sikur mos mjaftonte kjo ngjarje, ditën e sotme sërish në Elbasan ka ndodhur një tjetër skandal. Biznesmeni Gjergj Luca, i njohur gjerësisht si njeri i afërt me Ramën dhe Ballën dhe i favorizuar nga qeveria, ka dhunuar fizikisht kandidatin për deputet të PD-së Luçiano Boçi, pasi ky i fundit po zhvillonte një takim elektoral në zonën e Labinotit.

Qartazi PS në këto zgjedhje nuk po vjen me asnjë alternativë. Me një bilanc skëterrë të mbushur me dështime, PS nuk ka se si të dalë para shqiptarëve dhe të kërkojë votën. Në këto kushte Rama dhe rilindasit e tjerë kanë menduar të marrin vota përmes dhunës e presionit.

Por shanset që të ripërsëriten edhe një herë skenarët e dosjeve “184” dhe “339” janë zero, pasi përballë kanë një Opozitë të Bashkuar që më së pari është angazhuar për ti bërë ballë çdo shantazhi dhe presioni që vjen nga pushteti.

Po ashtu Presidenti me atuorietetin që i jep Kushtetuta për mbrojtjen e demokracisë dhe votës, ka bërë të ditur prje kohësh ultimatumin ndaj çdo lloj force politike, se prekja e votës në 25 prill do shoqërohet me pasoja të rënda.

Rama e di fare mirë se përballë këtë herë nuk ka një opozitë të squllët sic ndodhi në 2017-ën. Nëse ka ndërmend të veprojë me presione dhe shantazhe, përgjigjen sipas Opozitës së Bashkuar do ta marrë pa asnjë mëdyshje.

Padyshim kryeministri është në dijeni të sondazheve të brendshme, dhe jo ata të paguara nga Rilindja për 25 prillin. Ai e di se do të humbë në zgjedhje, ndaj po mundohet të mbajë pushtetin me pahir me këto forma që i përshtaten vetëm një regjimi.

Por vullnetin e popullit më 25 prill nuk ka kriminel, hajdut e oligark që mund ta ndalë. Uragani popullor do derdhet në kutitë e votimit në 25 prill si kurrë më parë dhe një ditë më pas Rilindja do ta gjejë veten në pozitat e humbësit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here