I shtruar me COVID, Arqipeshkvi Massafra mban meshë në dhomën e spitalit…

0
102

Kuria e kryedioqezës Shkodë-Pult përmes Vikarit të përgjithshëm, dom Nikollin Toma, njoftoi se gjendja shëndetësore e Imzot Angelo Massafara, i cili gjendet në spitalin “Miulli” në Acquaviva delle Fonti për Covid, po përmirësohet ndjeshëm dhe e ka përparime të mëdha, njoftoi Vatikani.

Sipas burimit zyrtar, ” më 17 mars 2021, nga spitali “Miulli” në Acquaviva delle Fonti ku Arqipeshkvi ynë është i shtruar, kemi marrë lajme ngushëlluese: gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm dhe ka bërë përparime të mëdha: vlerat janë brenda normës dhe nuk paraqet vështirësi të veçanta. Sidoqoftë, tamponi që ka bërë dje i ka dalë pozitiv dhe, për këtë arsye, duhet të vazhdohet me terapitë, duke pritur që ngarkesa virale të ulet.

Arqipeshkvi është i qetë, i kwnaqur me rezultatet e arritura deri tani dhe mirënjohës për kujdesin, vëmendjen dhe profesionalizmin e personelit mjekësor dhe jo mjekësor të spitalit. Ai u shpreh mirënjohjen e tij të gjithë atyre që po interesohen për gjendjen e tij shëndetësore, duke kërkuar informacione ose duke dërguar mesazhe ose duke u lutur për të; i përshëndet dhe i kujton të gjithë në Meshën e shenjtë që do të kremtojë sot në dhomën e tij të spitalit,” tha Dom Nikolin Toma, Vikari i Përgjithshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here