Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e qarkut Tiranë, Erisa Xhixho ka parë nga afër punën në një fasoneri në kryeqytet. Ajo thotë se 40 punëtore gra kanë humbur vendin e punës, kurse 60 të tjera rrezikojnë të humbasin mundësinë për të mbajtur familjen.
””Zgjidhjet që ofron shteti, si kredia sovrane, në fakt janë veç alternativa për t’u futur më tepër në borxhe dhe për të shtuar listën e kredive që ka biznesi”,-tregon znj. Kokona, e cila ndodhet sot pa asnjë ndihmë, me rënie të xhiros dhe me frikë të tejskajshme që klientët e saj të huaj në çdo moment mund të ndërpresin kontratat me të”,-shkruan Xhixho në facebook.
Nga ana tjetër, ajo shprehet se LSI-ja ka plan të qartë për mbështetjen e biznesit fason dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. ”Politika lehtësuese dhe subvencionuese për biznesin. Program ndihme për biznesin e drejtuar nga gratë. Më 25 prill votoni programin që ju garanton punësim, pagë dinjitoze dhe mbështetje për biznesin”.
Postimi i plotë
Pandemia dhe mungesa e mbështetjes qeveritare kanë reduktuar me 40% forcën punëtore në fasonerinë e drejtuar nga Mimoza Kokona. 40 punëtore gra humbën vendin e punës dhe 60 të tjera rrezikojnë të humbasin mundësinë për të mbajtur familjen dhe ushqyer fëmijët.
”Zgjidhjet që ofron shteti, si kredia sovrane, në fakt janë veç alternativa për t’u futur më tepër në borxhe dhe për të shtuar listën e kredive që ka biznesi”,-tregon znj. Kokona, e cila ndodhet sot pa asnjë ndihmë, me rënie të xhiros dhe me frikë të tejskajshme që klientët e saj të huaj në çdo moment mund të ndërpresin kontratat me të.
LSI-ja ka plan të qartë për mbështetjen e biznesit fason dhe rimëkëmbjen e ekonomisë: Politika lehtësuese dhe subvencionuese për biznesin. Program ndihme për biznesin e drejtuar nga gratë. Më 25 prill votoni programin që ju garanton punësim, pagë dinjitoze dhe mbështetje për biznesin.