Basha: Vota për PD është votë për fëmijët tuaj, është votë për ekonomi të fortë është vota vota për të mos hyrë në borxhe

0
73
Lideri i opozites Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Vlorë, ku qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për ta pritur.

Gjatë qëndrimit të tij, Basha ka vizituar bizneset dhe të vetëpunësuarit, të cilët i kanë parashtruar kryedemokratit problemet e tyre të mëdha financiare dhe braktisjen totale nga shteti në këtë kohë të vështirë pandemie.

Lulzim Basha: Si është situata?

Qytetarja: Situata shumë e dobët! Kemi brenda 2 viteve kam marrë 20 milion lekë kredi se nuk i përballoj dot!

Lulzim Basha: Vetëm për ta mbajtur hapur!

Qytetarja: Vetëm për ta mbajtur hapur! U bë rruga, nuk mora asnjë lekë. Taksat e bashkisë të gjitha i kemi paguar një më një. Kur ishte pandemia, nuk më dhanë as 400 mijë lekë që i takojnë të gjithë popullit. Unë s’mora asnjë gjë! Me qira, me të tëra të paguara, të gjitha të gjitha! Dhe taksat e bashkisë, të gjitha i kam paguar një më një. Bashkia na i mori taksat një më një, kur ne ngelëm pa punë. Është gjithë populli dëshmitarë që ne kemi ngelur pa punë. U rregulluan pastaj këto fasadat, prapë u bllokuam dhe prapë ne e paguam, asnjë gjë s’kemi fituar!

Lulzim Basha: Kur është puna për t’ju marrë lekët, janë të parët.

Qytetarja: Kam 20 vite që punoj me djersë, 20 vite! Pas 20 viteve të shikosh, të pyesësh të gjithë Vlorën. Vij që nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës asnjë njeri! Vij këtu në punë sepse nuk përballoj dot të marrë as fëmijën tim këtu. Bukën mund tua jap në shtëpi, rrogë nuk i jap dot.

Lulzim Basha: Merre këtë zemërim ktheje në votë për ndryshim me 25 prill.

Qytetarja: Votën nuk diskutohet.

Lulzim Basha: Dhe do kesh qeveri që do mendojë për njerëzit jo për veten.

Qytetarja: Unë për 5 vjet dal në pension. Unë dua të ardhmen e fëmijëve, jo vetëm të fëmijëve të mi por të gjithë shqiptarëve dhe nuk dua të iki asnjë njeri nga Shqipëria.

Lulzim Basha: Të lumtë goja.

Qytetarja: Sepse po qajnë nënat, kaq. Dua vetëm të ardhmen e fëmijëve, sikur sot të vdes, jam e lumtur. Ama fëmijët t’i lë të siguruar dhe mirë. Unë nuk kam ujë. Hajde te çezma tani shikoje kovën se këtu s’ka. Vlorës i derdhet uji në det dhe Vlora s’ka ujë. Këto janë gjerat që duhet t’i bëjmë.

Lulzim Basha: Dhe do t’i bëjmë.

Qytetarja: Janë bolierët, janë të gjithë bolierët, po bien shtëpitë e vjetra.

Lulzim Basha: Dhe do t’i bëjmë kur të keni një qeveri jo të fasadave por një qeveri që punon për njerëzit, e para. E dyta, me 25 prill, Diana, me 25 prill votën e ke për fëmijët tuaj.

Qytetarja: E di çfarë kam? Më kryesoren çfarë kam. Ne do ta votojmë PD-në dhe këtë rrallë do ta marri, këtë rrallë do ta marri.

Lulzim Basha: Vota me 25 prill këtë do të ndaj, do të ndaj shapin nga sheqeri. Një qeveri që ka punuar për fasadat në një Vlorë që s’ka ujë që më the vetë.

Qytetarja: Kaq kjo mua më ashtu…

Lulzim Basha: Dhe që i ka marrë frymën biznesit, apo një qeveri që do punojë për ju dhe për familjet tuaja. Me 25 prill vota për Partinë Demokratike është votë për fëmijët e tu, është votë për punën tënde, është votë që të çlirohesh nga ky stres, është votë që të rifillojë ekonomia, që të ketë xhiro, që të kesh fitim, ta mbash kokën lart mos të hysh në borxhe. Me 25 prill është votë për ndryshim.

Qytetarja: Dua rrogën e dy vetave që unë rri këtu, kaq. Unë nuk marr dot një.

Lulzim Basha: 8 vite e ke provuar me 25 prill është koha për ndryshim, Shqipërisë i duhet ndryshimi, familjes tënde i duhet ndryshimi, fëmijëve të tu i duhet ndryshimi

Qytetarja: I duhet gjithë popullit shqiptarë ndryshimi. Ne do të bëjmë punën tonë.

Lulzim Basha: Vota juaj e ka në dorë. Me 25 prill ndryshon me votë!

Qytetarja: Zoti Lulzim nuk dua këtë vit të dëgjoj që na i vodhën votat, të  gjithë djemtë të shkojnë ti mbrojnë kutitë e votave. Të mos rrinë rrugëve.

Lulzim Basha: Pa pik diskutimi!

Qytetarja: Të mbrojnë çdo votë! Çdo votë! Po u mbrojt çdo votë çdo gjë do shkojë mirë.

Lulzim Basha: Të lumtë gojë!

Qytetarja: Kaq!

Lulzim Basha: Të gjithë të dalin dhe të votojnë.

Qytetarja: Se po thonë të gjithë Vlora e majtë, Vlora e majtë, ku. Gjithë ky popull është vlonjat, nuk janë vlonjat aq ashtu sa mendojnë.

Lulzim Basha: As kjo qeveri nuk është e majtë. Kjo është një qeveri e vjedhjes dhe e korrupsionit.

Qytetarja: Ne të gjithë këtu që t’i shikosh, shikoi një më një i ke të gjithë vlonjatë s’ke!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here