Drejtuesja politike e qarkut të Kavajës dhe Rrogozhinës , Grida Duma, ka zhvilluar takim me banorë të fshatit Bago ku është shprehur se PD do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore deri në 50 milion Euro çdo vit.
‘Nuk kemi asgjë as drita, as ujë, as rrugë… asgjë! Vetëm na kërkohet ti paguajmë shtetit dhe nga ana tjetër skemi bukë. Duhet të zhduket Rama një orë e më parë është e pamundur mbijetesa”, shprehet banori.
“Partia Demokratike do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit. Partia Demokratike do të mbështesë direkte me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori. Do të realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve.”, tha ne fjalet e saj Duma.