Jemi në mes të së keqes, Tirana drejt imunitetit të tufës! Ekspertët: Lufta jonë duhet të fokusohet te gjetja e vaksinave…

0
102

Në emisionin “Argument” në SCAN, mbrëmjen e djeshme është diskutuar rreth shpalljes së masave të reja nga Komiteti Teknik dhe konfirmimin e variantit britanik në vendin tonë.
Të ftuar në studio për të folur rreth kësaj teme ishte Genc Sulçebe dhe Alban Ylli, anëtari më i ri i Komitetit Teknik.

Z.Sulçebe në fjalën e tij u shpreh se pritej rritja e rasteve në dimër, ndërsa tani kemi kaluar në fazën e qetë dhe solli në vëmendje se varianti afrikan dhe brazilian i Covid janë më të rrezikshmit:

“Alarm fals nuk duhet të jetë sepse pritej një rritje e numrave në stinën e dimrit dhe presupozohej se mund të ishte edhe variant i ri, që parashikohej se në Europë, Amerikë do të ishte predominues. Klima e ftohtë, grumbullimi i njerëzve, vazhdimi i jetës sociale pa ndryshime të rrënjësishme solli edhe rritjen e numrave. Shpreosjmë se e kemi kaluar pikun dhe do vazhdojmë tashmë drejt qetësimit. Varianti i Afrikës së Jugut dhe Brazilian kanë rrezikun që njerëzit mund të riinfektohen dhe veprimi i vaksinës është më pak i efektshëm”, tha ai.

Ndërkohë anëtari më i ri i Komitetit Teknik z.Ylli u shpreh se pandemia është matur në parametra valorë, pro parashikimi për të ardhmen mbetet gjithnjë i vështirë sipas tij

“Nuk është e thjeshtë të parashikosh të ardhmen, njësoj si metereologët që mund të shohin tek një që afërt. Deri më sot çfarë kemi parë mbi jelljen e virusit është se e kemi parashikuar sjelljen e tij valore, që kanë qenë 2-3 mujore dhe më pas është qetësuar. Kjo është pak e vështirë për tu shpejguar dhe ndikojnë shumë faktorë. Ne mendonim që në mars do kishte një ulje, por për të parashikuar një të ardhme më të largët, se për disa javë ne pritet të kemi rënie, por gjithsesi e rëndësishme është që nuk ka më rritje. Kjo është shumë e rëndësishme për sistemin shëndetësor. Qoftë studimet e prevalencës, qoftë ajo çfarë ndodh në perëndim na bën të mendojmë se jemi rreth mesit të pandemisë. Mund të supozojmë qarkullim të virusit edhe në këtë moment për të kuptuar se gjysma e të keqes ka kaluar dhe presim gjysmën tjetër. Kjo bazohet mbi studimet në imunitetin e tufës dhe variabla të tjerë.”

Sa i përket imunitetit të tufës, dy doktorët kanë shpjeguar se Tirana, si zona urbane më e populluar ndodhet në masën 50% të procesit, ndërsa në nivel kombëtar gjendja duket disi më e vështirë.

Ndërsa profesor Sulçebe foli më pas, edhe për studimin e imunitetit të tufës.

“Studimi që kemi bërë bashkë me profesor Albanin kishte për qëllim të shihte realitetin ku jemi me përhapjen e infeksionit në popullatë. Pra, jo vetëm procesi por edhe ritmi si po avanconte. Sondazhi u bë në fillim të korrikut dhe i dyti në fund të dhjetorit. Pra nga 7.5% pas 6 muajve ne gjetëm një 48%, pra kemi një rritje ritmi të madhe. Pra, nëse ne jemi te 50%, ku flasim për qytetin e Tiranës me rritje 5% në muaj, mendojmë se në qershor do arrijmë rreth 70-80% të popullatës të imunizuar në mënyrë natyrale, në kryeqytet.
Duhet të jemi në nivel 35% në rang Shqipërie. Popullatat urbane sidomos e kanë përhapjen më të shpeshtë. Lufta jonë tani duhet të fokusohet te gjetja e vaksinave dhe shtrirja e këtij procesi”,
 shpjegoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here