Rama i frikësuar nga mbështetja për Bashën, policia paralajmëron gjobë për PD-në për shkeljen e rregullave anti-Covid

0
123

Policia e Shtetit ka reaguar pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, ditën e sotme në qytetin e Kavajës. Policia thotë se do të gjobisë kreun e PD për shkelje të rregullave anti-Covid.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve. Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”,– thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë ministrat dhe kryeministri Edi Rama bëjnë çdo ditë takime me më shumë se 10 persona, por për ata nuk ka as gjobë dhe as deklarata për shtyp të policisë ku u tërhiqet vëmendja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here