“Mund të shërojmë shumë plagë që ka shoqëria”, Çala: Na mbështesni në këtë rrugëtim

0
101

 

Mjeku dhe tashmë kandidati i LSI-së, për deputet në Qarkun e Korçës, Gentian Çala, ka reaguar nëpërmjet një postim i në Facebook.

Çala është shprehur se politikën e ka parë si profesionin e dytë, përmes të cilit mund ti shërojë shumë prej plagëve që ka shoqëria dhe vendi ynë.

 

Postimi i plotë i Gentian Çala

 

Të nderuar bashkëqytetarë!

Pas 25 viteve punë si mjek, fillimisht në Mokër, më pas në Prishtinë dhe së fundi në spitalin e qytetit tim, Pogradecit, më është besuar nga LSI-ja kandidimi për deputet në Qarkun e Korçës. Politikën e kam parë si profesionin e dytë, përmes të cilit mund ti shërojmë shumë prej plagëve që ka shoqëria dhe vendi ynë. Unë jam përpjekur gjatë gjithë këtyre viteve ti shërbej qytetarëve, vendit dhe zhvillimit të tij me mundësitë e mia, përkushtimin dhe profesionalizmin tim. Ndaj sot jam më i vendosur se kurrë, se ju duhet të zgjidhni ekipet dhe programet më të mira, të cilat çojnë drejt ndryshimit që presin të gjithë.

Ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim për ta shndërruar Shqipërinë nga “vendi qē nuk bëhet” në “Shqipërinë shtëpia juaj”.

Me respekt dhe besim te ju,

Gentian Çala

https://www.facebook.com/gentian.cala.7/posts/883952372406922

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here