‘Fëmijët e Vorës mësim në qendra sociale’/ Noka: Rilindja shembi shkollën për arsye korruptive

0
7
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka akuzuar rilindjen se ka lënë pa shkollë fëmijët e Vorës, për arsye korruptive.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Skandal/ Rilindja ka lënë fëmijët e Vorës pa shkollë!

Banorët e Vorës kanë shprehur shqetësimin e tyre, në lidhje me shembjen e shkollës 9 vjeçare.

Pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019, ekspertët vendosën që ndërtesa e shkollës nuk kishte pësuar dëme të mëdha dhe nuk duhej shembur. Vetëm pak muaj më vonë, për qëllime korruptive, shkolla u shemb dhe prej një viti nxënësit e saj zhvillojnë mësim nëpër qendra sociale.

Sot, në qendër të Vorës, shohim një shesh të shkretuar, ndërkohë që në atë shesh duhet të ishte ndërtuar një shkollë e re!

Rilindja nuk kursen asgjë, as institucionet ku fëmijët tanë marrin dije!

Më 25 prill, kjo lloj qeverisjeje duhet larguar me votë!

Me 25 prill, Shqipëria fiton!

https://www.facebook.com/flamur.noka.3/posts/10159148045831667

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here