Vuçiç: Sa të jem unë President, Serbia nuk e njeh Kosovën

0
7

Deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se vendi i tij nuk do e njohë shtetin e Kosovës para zgjedhjeve të 2022-it, po rrezikon premisën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Deri në prill 2022, kur kemi zgjedhjet presidenciale dhe pastaj ato parlamentare, Beogradi me siguri nuk ka për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Më pas, do të vendosë populli. Nëse do të angazhohemi për njohjen ose mosnjohjen e saj, përgjigja do të ishte po, po dhe jo.-Sshprehet Vuçiç.

Në Prishtinë, shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se me këtë qëndrim, Beogradi po vetëpërjashtohet nga dialogu deri në afatin që i ka vënë vetes, në 2022-in.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në zyrat e Brukselit ka nisur rreth një dekadë më parë dhe pas ndërprerjes disamujore, takimet rifilluan plotësisht në korrik në nivel politik dhe teknik.

BE-ja thotë se procesi ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, por sipas ministres Haradinaj-Stublla, kjo duket se nuk nënkupton domosdoshmërisht njohjen reciproke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here