Berisha pas takimit me Vjosa Osmanin: Qëndrimet e saj, të palëkundura kundër serbomdhenjëve

0
112

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur takimin e zhvilluar me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ish-kryeministri shkruan se ishte i ftuar për drekë nga Osmani dhe biseduan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri.

Berisha thekson në shënimin e tij se ka falënderuar me mirënjohje presidenten Osmani, për qëndrimet e saj të palëkundura në mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit të Kosovës nga serbomdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre shqipfolës.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Takim me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani!

Të dashur miq, sot isha i ftuar për dreke nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes të Kosovës, zonja Vjosa Osmani, e cila gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjate bisedës pata rastin t’i uroj zonjës Osmani suksese në detyrën e lartë të Ushtruese së Detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës në këtë moment të rëndësishëm që po kalon Kosova si dhe ta falënderoj me mirënjohje për qëndrimet e saj të palëkundura në mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit të Kosovës nga serbomdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre shqipfolës.

Gjatë takimit diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Kosove dhe Shqipëri dhe nevojën për konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë, garantimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, forcimit të demokracisë dhe hapave të saj për integrimin në institucionet ndërkombetare dhe BE. Me rëndësi të madhe është fuqizimi i pozicionit të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe mbështetja që duhet t’i japë Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar në këtë proces.

Në takim theksova rëndësinë jetike të bashkëpunimit vëllazëror në të gjitha fushat midis dy shteteve tona dhe për projektet kryesore që mund të ndërmerren në kuadrin e këtij bashkëpunimi mes nesh por edhe rajonal.

Takimi ishte vëllazëror dhe kaloi në frymën e mirëkuptimit të plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here