Spiropali modifikon krahasimin për Ramën: Nga Skënderbeu, kalon tek një ‘Rock-Star’

0
147

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuese Politike e PS për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ i është kërkuar të japë një përshkrim ndryshe të liderëve politikë në vend.

Ndërsa i përgjigjej pyetjeve dhe batutave të Salsanos dhe Palomës, Spiropalit i është kërkuar të gjejë një krahasim për Edi Ramën, Lulzim Bashën, Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, nëse këta do të ishin këngëtarë. Spiropali nuk e ka pasur fare të vështirë të gjejë krahasimet, sigurisht duke i bërë një modifikim të vogël paralelizmit legjendar të Edi Ramës me Skëndërbeun. Sipas saj:

Berisha do të ishte AC/DC sepse kanë të njëjtin ritëm gjithë kohës… Monika Kryemadhi besoj se do të ishte si ato këngëtaret e korit të kishës që kanë atë qesen që marrin lëmoshat e kishës…

Edi Rama është një “Rock Star”,  përfundoi Spiropali krahasimet e saj.

Duhet thënë që me këtë krahasim, pra thjesht një Rock-Star, adhurimi për Ramën rezulton të ketë pësuar një rënie në perceptimin e Spiropalit, ndoshta për shkak se dihet tashmë që pushteti të konsumon dhe karizma e Ramës nuk është e njëjta si vite më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here