“Shpreh solidaritet me rezolutën e Kosovës që dënon genocidin serb”, Meta: Është momenti për të kërkuar drejtësi për viktimat

0
101

Presidenti Ilir Meta me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë folur për bashkëpunimin mes dy shteteve. Meta nuk la jashtë vëmendjes ish drejtuesit e UÇK që ndodhen në Hagë pasi po përballen me krimet e luftës dhe shpreh solidaritetin me rezolutën e Kosovës që dënon genocidin serb.

Ndërkohë tha se të gjitha institucionet e Shqipërisë do tregojnë solidaritetin e tyre dhe duket se i referohet Komisionit të Posaçëm që është ngritur për të zhvilluar hetime për raportin e Dick Marty.

“Dua të shpreh edhe solidaritetin e plotë me rezolutën e vendit të Kosovës që dënon genocidin serb të ndodhur në Kosovë. Është një moment për të kërkuar drejtësi deri në fund për viktimat e kësaj dhune pasi e dimë që vrasësit e vëllezërve Bytyqi janë të lirë dhe gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe pse ka një rezolutë të Kongresit Amerikan për këtë çështje, por dimë edhe mijëra raste të dhunimeve e përdhunimeve të ndodhura në Kosovë. Në këtë drejtim besoj se të gjitha institucionet e Shqipërisë do tregojnë solidaritetin e tyre”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here