Emërimi i Çuçit, Kryemadhi: Asnjë lidhje me PS, Rama nuk shkëputet dot nga grupi i Rilindjes

0
111

Duke komentuar emërimin e dy ministrave të qeverisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ata nuk kanë një asnjë lidhje me Partinë Socialiste.

Këto emërime tha ajo tregojnë edhe më shumë shkëputjen e partisë së drejtuar nga Edi Rama me socialistët. Për kryetaren e LSI, Kryemadhi kryeministri e ka të pamundur që të shkëputet nga grupi i Rilindjes në PS.

Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i Punëve të Brendshme, doja një koment tuajin në lidhje me këtë emërim…

Që të jem e sinqertë nuk dua atë merrem fare me komentin e dy emërimeve të fundit, pra lëvizjen e zotit Çuçi nga Ministër i Bujqësisë në Ministër të Brendshëm, apo qoftë emërimin e zonjës Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. E vetmja gjë që mund të theksoj, është që në të dyja rastet përfaqësimi i socialistëve është inekzistent, sepse në të dy emërimet, qoftë të njërit apo qoftë të tjetrit, asnjëri nga ata nuk përfaqëson jo vetëm Partinë Socialiste, por as bazën e Partisë Socialiste. Unë mendoja që do të kishte të paktën një reflektim momental të zotit Rama, duke zgjeruar dhe duke krijuar më shumë hapësira për socialistët, por në fund të fundit, shkëputja e tij nga grupi i rilindjes është i pamundur, kështu që absolutisht socialistët nuk e gjejnë më veten fare në qeverisjen e Kryeministrit në ikje Rama.

A do jetë më mirë Policia dhe Ministria e Brendshme me Bledi Çuçin në krye?

Mendoj që këtu ka të bëjë sjellja e kryeministrit Rama. Sot qoftë Policia e Shtetit apo edhe punëtorët që shërbejnë në mirëmbajtjen apo pastrimin e rrugëve, janë të lidhur drejtpërdrejt me sjelljen dhe me humorin e Kryeministrit.  Kështu që, nëse do të kishte një ndikim sadopak, do të kishim një figurë publike socialiste.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here