Protesta e djeshme në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 46 të proceduar në gjendje të lirë…

0
116

Katër persona janë arrestuar dhe 46 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Ndërkohë, policia njoftoi se “vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private”.

Protestat që dje shënuan ditën e pestë nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here