Pamje të reja nga arrestimi i kryeredaktorit, policë të veshur civilë arrestojnë dhe rrahin gazetarin…

0
98

Kryeredaktori i ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani nga studio e edicionit të pasdites në Syri Tv, ka publikuar për herë të pamjet kur mbrëmjen e djeshme u dhunua dhe arrestua nga policia pranë redaksisë ku punon. Në Syri Tv ai ka shpjeguar edhe të gjithë dinamikën se si ka ndodhur ngjarja.

‘Unë isha vetëm 3 metra lart redaksisë, ku ka edhe një tabelë informuese, dhe i thashë policëve që jam kryeredaktori i gazetës, Bashkë me mua ishte edhe redaktori Herion Mesi që u tha që isha kryeredaktori. Por kjo nuk u bëri fare përshtypje.

Ata reaguan më mënyrë skandaloze, dhe më shoqëruan në makinën e policisë. Gjatë kësaj kohe u godita disa herë, U kërkova shpejehim, u thashë që po më merrnin nga oborri i redaksisë. Por në këtë moment ata vendosën të më prangosnin. Kjo zgjati 4-5 minuta.

Duke parë edhe videon, një pjesë e tyre ishin civilë dhe tjetri ishe i maskuar dhe pa numër identifikues.

Videon e kemi marrë nga kamera e sigurisë. Siç shikohet janë 4-5 civilë dhe  më pas erdhën të tjerë.

Në komisariat nuk kisha me kë të komunikoja.

Më zbritën nga makina dhe më çuan direkt në qelitë e paraburgimit të cilat ishin plot dhe vetëm dëgjoja që thoshin mos sillni më se janë plot.

Aty kishte minorenë, dhe të rinj të tjerë.

Ishte edhe një oficer policie që firmoste procesverbalet.

Mua më akuzuan për ‘Pjesëmarrje të paligjshme më tubim’.

Kjo ishte godtja e dytë dhe mendoni se si funksionon kjo.

Dikush atje e lart e kuptoi që më kishin ndaluar gabim dhe nuk e fiormosën procesverbalin.

Gjithë procedura zgjati 1 orë.’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here