Kikia: Të rinjtë nuk janë huliganë, në protestat e viteve ’90 ne kishim shpresë për të ardhmen, sot ata nuk kanë

0
118

I ftuar në një intervistë për Ora News gazetari dhe analisti Mentor Kikia u shpreh se të rinjtë që protestojnë sot nuk janë huliganë. Ai shprehet se në krahasim me protestat e viteve 90 kur të rinjtë kishin shpresë për të ardhmen, sot shpresa mungon.

Mentor Kikia Këta njerëz që protestojë janë të rinj, por nuk janë huliganë, sado që ta trashë gjuhën qeveria dhe të thotë janë huliganë, jo nuk janë. Janë fëmijët tanë. Pavarësisht se mund të kenë dorën e gjatë mbi ca xhama, janë fëmijët tanë dhe për shkakun se këta nuk shikojnë perspektivë, këta shpërthejnë ndaj gjithçkaje. Këta janë fëmijët e brezit tonë, në 90 kur u çuam në protestë për të shembur me demek komunizmin ne shpresonim ky është ndryshimi. Në dhjetorin e 90 e shpresonim që e ardhmja jonë do jetë ndryshe. Këta sot nuk shpresojnë sepse këta kanë patur kohë për t’u informuar. Është një dëshpërim total.

Kikia thotë se të rinjtë që protestojnë nuk kanë inat drerin e pemës por kanë inat modelin e politikanit që e shikojnë në mbrëmje në televizor duke thënë që Shqipëria është e dyta në Europë por këtë nuk e shikojnë askund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here