Bardhi akuza të forta: Shqiptarët të tronditur, Rama bën shopping në Nju Jork…

0
125

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama që vijon të heshtë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Numri 2 i demokratëve thotë se teksa shqiptarët janë të tronditur, kreu i qeverisë bën Pazar në rrugët e Nju Jorkut.

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!” – shkruan Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here