Vrasja e Klodian Rashës nga policia, qytetarët protestë nesër përballë kryeministrisë

0
102

Vrasja nga policia e të riu Klodian Rashës, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile.

Ditën e nesërme qytetarë të ndryshëm do të mbajnë një protestë homazh përballë kryeministrisë në orën 10.00.

‘Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij

Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë.

Nuk gjobitet, por vritet.

Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.

” M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij.

Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e  Klodjan Rashës.

Nesër  tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje.

Policia e shtetit ka të drejtën të  na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë.

P.S. Përveç të vërtetës, nuk do kemi armë tjetër me vete.

Genc Sejko’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here