Lleshaj kërkon ligj ‘specifik’ për mbrojtjen e Ramës, pas largimit si kryeministër!

0
13

Ministria së Brendshme që drejtohet nga Sandër Lleshaj, ka bërë gati draftin e  një projekt-ligji i cili synon rritjen në kohë të mbrojtjes nga garda të drejtuesve më të lartë të shtetit, edhe pasi ata largohen nga detyra.

Ku projektligj i cili tashmë është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Brendshme në lidhje me Gardën e Republikës, propozon mes të tjerash zgjatjen e mbrojtjes nga efektivët e Gardës për kryeministrin Rama pasi ai të mos jetë më në këtë detyrë.

Ndërsa në ligjin aktual parashikohet që kryeministri mbrohet nga Garda edhe 3 vite pasi ka lënë detyrën, ndryshimet propozojnë që kjo kohë të zgjatet deri në 4 vjet.

I njëjti ndryshim propozohet edhe për Kryetarin e Kuvendit, që nga 3 vite mbrojtja të zgjasë në 4 vite dhe për Presidentin, që nga 4 vite, mbrojtja nga Garda të zgjasë deri në 5 vite.

Duket se ky ndryshim i propozuar nga institucioni që drejtohet prej Lleshajt po bëhet nën efektin e panikut të humbjes së pushtetit në 25 prill dhe po kamuflohet edhe duke përfshirë kreun e kuvendit dhe presidentin.

Ligji aktual për Gardën

NENI 5.1

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ruhet edhe 4 vjet pas lirimit nga funksioni, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri edhe 3 vjet pas lirimit nga funksioni, kurse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Rendit Publik dhe Kryetari i SHISH-it edhe dy vjet pas lirimit nga funksioni.

 

Ndryshimi i propozuar nga Lleshaj:

NENI 14

Ruajta e personaliteteve pas lënies së detyrës

1. Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
2. Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
3. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
4. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here