Gazetari Koka: Kjo “lojë e politikës” sipas tij është kuptuar dhe nga diplomatja amerikane, Presidenti të denoncojë tentativën…

0
90

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dërgoi sot apelin e radhës ndaj politikës për Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që brenda kësaj jave të dërgojë në Presidencë dhe Parlament listën e kandidatëve.

Gazetari,Bledian Koka, i ftuar në Rtv Ora thotë se diplomatja duhet të justifikojë me çdo kusht investimin e shtetit amerikan në reformën në drejtësi.

Koka: Reforma në drejtësi ka një mori problemesh. Këtu  nuk respektohet asgjë. Duke qenë se SHBA u futën si garant, tani ndërkombëtarët shohin se produkti i tyre nuk funksionon. Nuk ka diplomat amerikan ti thotë vendit të vet që 44 mln euro të investuara nga paratë e taksapaguesve amerikanë nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur. Ky është presioni i parë. Presioni i dytë është fakti se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese prej 3 vitesh.Teknikisht vakanca në Kushtetuese duhet të ishte plotësuar dy javë më parë. KED ka bërë filtrimin e kandidaturave dhe në fund kanë dalë dy.

Procesi është futur sërish në ngërç me rikthimin në garë të Zhaklina Petos. Për gazetarin ky është një “film” i njohur, por kjo “lojë e politikës” sipas tij është kuptuar dhe nga diplomatja amerikane.

Koka: E shoh krejt të paarsyeshme sesi mundet një Gjykatë Administrative e Apelit ti imponohet KED. Janë përdorur më shumë se një herë këto mekanizma bllokues.

Ajo që po vëren Ambasadorja Yuri Kim në këto momente është një tentativë e qartë për ta çuar procesin e përmbyllur tashmë ligjërisht nga KED aktuale për dy kantidaturat që duhet ti shkojnë presidentit, në kalendat greke ose për ti kaluar KED së re që ka tjetër përbërje, tjetër drejtim, që u konvenon disa personave që janë të interesuar që dy kandidaturat në garë të mos i shkojnë Presidentit. Kim e ka kuptuar këtë lojë.

Mesazhi i sotëm ishte ai që ka thënë dy javë më parë, dy kandidaturat që janë miratuar nga KED duhet ti shkojnë presidentit dhe ai duhet të vendosë për të plotësuar vendin e pestë që do ta bënte automatikisht Gjykatën Kushtetuese funksionale.

KED bëhet funksionale pas 1 janarit. Sa i takon zonjës Zhaklina Peto, është marrë në analizë më shumë se një herë, në dy rastet KED ka gjetur parregullësi në deklarimin e pasurisë së zonjës në fjalë. Peto e ndihmuar nga qarqe politike dhe mediatike po përdor të gjitha mekanizmat e presionit ndaj sistemit të drejtësisë dhe boshllëqeve për të bërë mundur që procesi të bllokohet. Në kjo ndodh ky proces është i kompromentuar. Presidenti do të ishte mirë ta denonconte që në këtë moment.

Sa i takon negociatave, ai thotë se qeveria Rama për këtë proces është e gatshme të fajësojë këdo përveç vetes.

Koka: Jemi në të njëjtat kushte. Gjendet një mekanizëm banal për të thënë se negociatat po bllokohen nga Bullgaria. Çfarë lidhje ka Bullgaria me parakushtin që BE thotë se nuk është plotësuar nga Shqipëria për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese? Çfarë lidhje ka Bullgaria me bllokimin që po i bën Maqedonisë me faktin se Shqipëria ka bërë një reformë zgjedhore të njëanshme? Çfarë faji ka Bullgaria dhe Maqedonia për faktin se qeveria shqiptare kritikohet për ligjin Antishpifje?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here