Kreu i OBSH i bashkohet nismës për ta bërë vaksinën kundër Covid para kamerave: Do të isha i lumtur ta bëja, por…

0
99

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i gatshëm se do të bëjë publikisht vaksinën kundër Covid, me qëllim për të krijuar besimin e publikut.

Sipas mediave t ë huaja, Ghebreysus tha gjatë një konference se do të ishte i lumtur ta shfaqë vetën publikisht duke marrë vaksinën kundër coronavirusit.

“Është një ide e mirë, dhe e mbështesë ofertën e tyre”, u shpreh ai kur u pyet në lidhje iniciativën e ish-presidentëve amerikanë George Ë.Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama për t’u vaksinuar para kamerave.

“Do të isha i lumtur ta bëja të njëjtën gjë, por në të njëjtën kohë, duhet të sigurohem se do të ishte radha ime, pasi nuk dua t’ia marrë vaksinën askujt”, shtoi ai.

Iniciativës për t’u vaksinuar publikisht iu është bashkuar edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here