Nga Altin Goxhaj
Nuk i besova syve kur pashë lajmin e kobshëm dhe ende jam nën shok dhimbjeje. Sot humbi jetën një Patriot, një Shqiptar i Jashtëzakonshëm, një Njeri që e donin të gjithë, një Burrë i Fjalës, një Luftëtar i Lirisë, një Mik i Dashur dhe i Vërtetë për të gjithë ata që e njohën.
Kasem Hysenbelliu ishte Mbrojtësi i Fjalës së Lirë dhe i të Vërtetës së qindra mijë shqiptarëve që protestonin, që reagonin apo që donin të thonin të vërtetën e tyre pavarësisht censurës apo indiferencës së mediave të tjera, pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të Establishmentit për ti kërkuar me çdo mjet presioni apo kompromisi për të hequr dorë, sps Kasemi kurrë nuk pranoi kurrë kompromise për të ndaluar Zërin e Lirë të Qytetarëve.
Unë jam një ndër qindra provat e Standardit që kishte Kasemi mbi Fjalën e Lirë: jam aktivisti më i censuruar në të gjitha TVtë e Shqipërisë prej 2014, por që kur u themelua Fax News TV unë çdo të Djelë kam hapësirën time të analizës që ndiqet rregullisht prej qindra mijë qytetarësh. Nuk u shkon ndër mend se sa presione dhe kompromise i ofronte Establishmenti Kasemit që të më hiqte këtë hapërisë jetike për të vërtetën tonë që besojnë qindra mijë shqiptarë, por Kasemi jo vetëm që nuk u tërhoq nga standardi por asnjëherë në 3 vjet nuk më ndërhyri kurrë, në mënyrë absolute për të më vënë kufij apo ndalesa. Ky ishte Kasemi, kështu e konceptoi FAX NEWS TV, si Hapësirë Lirie dhe pa Censurë sps Kasemi besonte në Fjalën e Lirë dhe Demokracinë.
Ky ishte Kasemi, i vetmi biznesmen shqiptar që tregoi se edhe në Diktaturë mund të jesh edhe Patriot edhe Luftëtar i Fjalës së Lirë.
Unë sot kam zi dhe dhimbje se na ka humbur një Mik i Dashur, një Mbështetës të Kauzës së Demokracisë, një Avokat i Fjalës së Lirë dhe Demokracisë. Ndërsa Media Televizive dhe Biznesi kanë humbur të vetmin që u tregoi Rrugën e të Drejtës dhe Patriotikes.
Shqiptarët kanë humbur një ndër kontribuesit më të mëdhenj të Lirisë por edhe të Drejtave të tyre për të protestuar (kurrë nuk munguan kamerat e Fax në asnjë protestë). Ngushëllime familjes dhe gjithë të dashurve..
Kasemin do ta kem gjithmonë në kujtesën time si një ndër njerëzit që më ka dhënë shumë në një ndër momentet më të vështira dhe të rëndësishme në jetë.
Foton e zgjodha si më përfaqësuesen e asaj që mbajmë mend të gjithë nga Kasemi: i qeshur, i dashur, fjalëëmbël, miqësor, i edukuar dhe i sjellshëm më këdo..