U kap në banesën e kthyer në fermë kanabisi, dënohet me 3 vite burg shqiptari…

0
14

Një 29-vjeçar shqiptar u dënua me 3 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një banesë të mbushur me kanabis.Pas mbarimit të dënimit, ai deportohet automatikisht në Shqipëri.

Gjovalin Vuksani, 29 vjeç, u kap në qytetin e Hull. Kanabisi i mbjellë në banesë kapte vlerën e 750 mijë sterlinave, raportojnë mediat britanike.

Përpara gjykatës, avokati tha se familja kishte paguar që Vuksani të mbërrinte ilegalisht në Angli. Por në Angli ai i detyrua që të punonte si ‘kopshtar’ kanabisi për të shlyer borxhin.

Oficerët e policisë u lajmëruan nga banorët e zonës, që thanë se kishin nuhatur erën e pazakontë. Pasi u futën në ndërtesë, policia gjeti katër dhoma të mbushura plot me bimë kanabisi.

Kur u pyet nga policia, Vuksani tha se duhej të shlyente borxhin prej 16 mijë sterlinash që kishte marrë për të ardhur ilegalisht në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here