Rama pranon dështimin e negociatave, por i’a lë fajin Hollandës: Kanë interesa elektorale, por nuk i tregoj dot të gjitha tani…

0
102

Më në fund, kryeministri Edi Rama, e ka pranuar se konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, për nisjen e bisedimeve, nuk do të mbahet, pasi ka vende të cilat nuk kanë dhënë konsensusin. Sipas Ramës, një prej vendeve është Hollanda.

Kryeministri deklaroi se Hollanda nuk i lejon negociatat me Shqipërinë, për shkak se ka interesa elektorale. Pra shkurt, sipas kryeministrit, fajin për këtë dështim, nuk e ka ai dhe qeveria që drejton, apo mos plotësimi i kushteve, por zgjedhjet e Hollandës në mars!

U tha që doli zonja [i referohet Merkel] dhe bllokoi Edi Ramën se më në fund e njohu kush është Edi Rama. Së pari, kjo nuk ka asnjë lidhje. Gjermania ka presidencën në BE dhe ka luftuar deri mbrëmë, si presidencë e BE dhe është shtyrë mbledhja. Ka luftuar ta cojë para procesin për të dyja vendet. Kush flet për Gjermaninë nuk di çfarë flet, ose e bën me qëllim.

Rama tha se nuk mund t’i tregojë të gjitha sepse është kryeministër, por në të ardhmen do të flasë…

Është çështje interesash të brendshme, narrativash të brendshme. Nuk flas dot shumë gjëra sot, sa kohë jam kryeministër. Merkel nuk mund ta premtoj se s’ka si, sepse nuk varet nga Gjermania por konsensusi. Në këtë rast është Hollanda, që nuk e do këtë punë. Arsyeja që unë mund ta them, është që ka zgjedhje në mars. 

Nuk kam çfarë flas tani sepse jam kryemnistër, por do të mund ti them gjërat më vonë, të thëna dhe të dëgjuara, biseda të qarta mes të gjithëve“, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here