Atentati ndaj Preng Gjinit/ Gazetarja Lala i nxjerr dokumentin ministrit Lleshaj: Policia kishte emrin e autorit të vrasjes së…

0
135

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një dokument, të cilin e kishte siguruar nga Policia e Shtetit në lidhje me atentatin ndaj Preng Gjinit, që tronditi Tiranën në 15.09.2020.

 

Në dokumentin e publikuar nga Lala, thuhet se Gjini është autor i dyshuar i vrasjes së Gazper Reçit, në Itali, konflikte që nisën si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian.

Sipas Lalës ky është një dështim i Policisë së Shtetit që nuk ka mundur të parandalojë atentatin në Tiranë, kundër Preng Gjinit.

Lala: Ky është dokumenti zyrtar i Policisë. E preva për të qenë korrekte dhe për të mos larguar ata punonjësit e policisë.

DOKUMENTI I POLICISË: ‘Sipas informacioneve të siguruara na rrugë operative rezulton se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e konflikteve të ashpra, gjakmarrje/hakmarrje që familja gjini ka me familjen Reçi nga qyteti i Rrëshenit. Këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian, ndërmjet shtetasit Gasper Reçi me të dëmtuarin Preng Gjini. Sipas të dhënave shtetasi Gaspër Reçi është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim në datën 12.08.2019 në qytetin e Rrëshenit është vrarë Armando Gjini, vëllai i të dëmtuarit Preng Gjin, si dhe ngjarja e ndodhur në qytetin e Tiranës në datën 15.09.2020 ku është dëmtuar rëndë shtetasi Preng Gjini’.

Ka dështuar policia e shtetit të parandalojë një ngjarje kaq të rëndë?

Lleshaj: Nuk ka dështuar fare. Aspak! Aty flitet për informacion të siguruar në rrugë operative. Edhe një thashethem merret në rrugë operative. Nuk mund të thuhet se Policia e ka ditur autorin dhe nuk e ka arrestuar. Po nxitni një konflikt. Janë vrarë njerëz, është e vërtetë dhe është një situatë e pasqaruar.

dox

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here