Situata e pandemisë së Covid në vendin tonë paraqitet serioze, por duke mos humbur shpresen kemi nevojë dhe për pak humor dhe këtë më së miri e sjellin parodistët e Vlorës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë publikuar videon humoristike.
“Vaksina Felicita”, është titulluar parodia.
Edhe pse është në nota humori, mesazhi i përcjellë është ndërgjegjësimi për sitatën e pandemisë, duke komentuar masat e vendosura nga ekspertët, menaxhimin nga ana e qeverisë.