Parlamenti shqiptar të merret me të kaluarën e errët të miqve serbë të Piktorit!

0
142

Nga Kim Mehmeti 

Jo vetëm Shqipëria, por shqiptarët kudo që janë, gjithnjë e më shpesh, e paguajnë haraçin e papërgjegjësisë dhe pandjeshmërisë së tyre ndaj fatit të vet kolektiv, duke ua lënë atë në duar politikanëve të pandërgjegjshëm.

Shqipëria i ngjanë një kopshti pa pronar – pra si të ishte shtet pa popull – të cilin Piktori dhe “Rilindësit” e tij e trajtojnë si pronë të veten, e që e kanë rrethuar me grabitqarët dhe kufomangrënësit e tyre.

Pastaj duhet thënë se Shqipërisë nuk i sekuestrohen vetëm të mirat materiale, por diçka më e vlefshme se ajo – asaj i konfiskohet rinia, duke e bërë kështu shtetin e dytë në botë pas Sirisë për nga numri i azilkërkuesve.

Dhe vetë kjo Shqipërinë e bën të krahasueshme me shtetet që janë në lufte, me vendet ku nuk funksionojnë institucionet shtetërore dhe ku askush nuk kujdeset për qytetarin, por çdo gjë është në shërbim të sunduesve.

Dhe në një Shqipëri të tillë është e pritshme që parlamenti të mos themeloj komision për t’i zbardh krimet e kriminelëve serb mbi shqiptarët, pra të mos themelojë komisione që do merren me shpalosjen e të kaluarës së errët të miqve serb të Piktorit, por me të shkuarën e ndritshme të UÇK’së, e që do mund t’i sillte vota ‘Rilindjes’ në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Parlamenti i Shqipërisë nuk guxon të merret me krimet e regjimit të Milosheviqit mbi shqiptarët sepse do përballet me të vërtetën se disa miq të sotëm të Piktorit janë hartues të djeshëm të projekteve shfarosëse ndaj shqiptare.

Parlamenti i Shqipërisë do merret me të shkuarën e UÇK’së e jo me krimet e kriminelëve serb sepse shumica e deputetëve shqiptarë as që e dinë se i shërbejnë një elite politike e cila nuk guxon të përballet me të shkuarën e vet të atillë siç është ajo, por bënë çmos që atë ta shpërfaq të atillë siç do donte të sihte.

Sikur deputet e këtij parlamenti qesharak e absurd të Shqipërisë të kishte për qëllim të merrej me problemet që e dëmtojnë shqiptarinë, deputetit do ngrinin komisione që do e zbardhnin të vërtetën se ç’është ajo që Piktorin e bënë aq të afërt me Beogradin e me bashkëpunëtorët e djeshëm të Millosheviqit dhe të Arkanit, pra do ngrinin komisione që do duhej t’i përgjigjeshin pyetjes ç’është ajo që Pushtetarët e sotëm shqiptarë i vëllazëron me ato serb, e i armiqëson me bashkëkombësit e tyre?

Ndërkohë Shqipëria, si edhe e gjithë bota, është e prangosur nga pandemia.

Dhe kuptohet, shumëçka ka dimensionin global dhe nuk është e ndershme t’i përshkruhet keqqeverisjes. Pra shumëçka ka të bëjë me fatin e popujve të vegjël e të varfër, ku edhe shëndeti i qytetarëve nuk është aq i çmueshëm sa ne vendet e pasura e të fuqishme.

Por kjo nuk mund ta mbulojë të vërtetën se Shqipëria do del nga mjegullnaja e pandemisë, jo atëherë kur do zbulohet vaksina kundër virusit Covid19, por kur shqiptarët do gjejnë ilaç kundër harresës, ilaç që do i ndihmojë që të keqen e djeshme kurrë të mos e harrojnë duke e mbuluar me fatkeqësinë e sotmet.

Pra Shqipëria do shpëtojë nga prangat e vetëdënimit vetëm nëse nuk e shlyen nga kujtesa të vërtetën se në kohë pandemie, në mes të Tiranës, kjo qeveri rrënoi teatrin. Pra nëse kurrë nuk do harrojë se Piktori e keqpërdori brengën e popullit për t’i shpëtuar sëmundjes, që ta mbulojë mendësinë e vet të ‘sëmurë’ që të tallet e të shkelë mbi çdo gjë që ka peshë për shqiptarinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here