“Përse nuk heton Prokuroria pas denoncimit nga Partia Demokratike?” Basha: Kanë kalur 2 javë e 4 ditë që kur mjekët na e kanë sjellë këtë denoncim dhe asnjë hetim nuk është nisur nga Prokuroria

0
97

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar në ABC Neës, foli  për çështjen e mosraportimit të vdekjeve të shkatuar nga Covid-19.

Kryedokrati tha: “Kanë kalur 2 javë e 4 ditë që kur mjekët na e kanë sjellë këtë denoncim dhe asnjë hetim nuk është nisur nga Prokuroria.”

Endri Xhafo: Një pyetje shumë shkurt. Kur e zbuluat si Parti Demokratike që kishte diçka me shifrat?
Lulzim Basha: Domethënë, denoncime ka pasur vazhdimisht dhe padiskutim si çdo qytetar kemi njohur familje të dashurit e të cilëve janë ndarë nga jeta dhe nuk janë raportuar si viktima të COVID-it ndonëse qartësisht janë ndarë nga COVID-i, besoj.
Endri Xhafo: Kjo është e qëllimshme apo është çështje metodologjie?
Lulzim Basha: Por informacioni i saktë me emër dhe me mbiemër ka mbërritur disa orë para se unë të futesha në studion përkatëse ku dhe e bëra publik denoncimin e mjekëve. Është denoncim i mjekëve.
Endi Xhafo: E di pse zoti Basha? Sepse ne këtu, në redaksi besoj edhe kolegët e televizionit Klan e kanë ditur që ka pasur një lloj metodologjie të llogaritjes së viktimave e cila nuk llogariste si persona të COVID-it persona të cilët vdisnin, ishin të infektuar me COVID apo vdisnin nga një sëmundje tjetër.
Lulzim Basha: Protokolli i OBSH-së thotë qartë. Në qoftë se shkaku fillestar është COVID-it atëherë edhe vdekja duhet të regjistrohet si COVID dhe arsyeja pse protokolli i OBSH-së e kërkon këtë se duhet zbatuar.
Esjona Konomi: Italia, Gjermania ka një debat metodologjie që nuk e shteruar asnjë herë.
Lulzim Basha: Prandaj, sot fatkeqësisht nuk e kam me vete protokollin e OBSH-së por e kam lexuar. Kam një grup shumë të mirë ekspertësh të cilët janë në kontakt të përhershëm me kolegët e tyre në Gjermani edhe në Itali, në veçanti në Itali, pra kolegët nga Bergamo, në Romë, në Puglia dhe në veçanti janë në kontakt me OBSH-në. Tani shikoni çfarë thotë OBSH-ja dhe pastaj unë mendoj që përballë një eksperteje duhet vendosur një ekspert tjetër.
Endri Xhafo: Në fakt ajo është e Prillit.
Lulzim Basha: Po është e Prillit. Ky tani është vdekjet sipas COVID 19, po ta shikoni domethënë ta çertifikojmë kështu, OBSH-ja. Dhe thotë monitorimi I vdekshmërisë duhet të bëhet në përputhje me definimin e OBSH-së: Një vdekje nga COVID 19 për qëllime të monitorimit definohet si një vdekje e cila rezulton nga një sëmundje e mundshme ose e konfirmuar sipas COVID 19-ës përveçse nëse ka një kauzë alternativë e cila nuk lidhet me COVID si për shembull trauma.
Kanë kaluar dy javë e 4 ditë që kur ne mjekët na kanë sjellë këtë denoncim. Pse nuk lëviz prokuroria? Kaq është pyetja ime. Kaq ja ka detyrim qytetarëve për transparencë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here