Hapet spitali Covid 4/ Ironizon mjeku: Prisni videoklipe të reja luksoze

0
118

Sot është hapur spitali COVID 4 dhe në të janë shtruar pacientët e parë.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo që e ka bërë me dije lajmin ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit.

“100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve. Ky është një tjetër hap drejt rritjes së kapaciteteve tona. Kjo është struktura e radhës që i vihet në shërbim qytetarëve”, tha ministrja.

“Pasi pacientët e kalojnë fazën akute kërkojnë një trajtim që do të ndiqen në këtë spital,” tha Manastirliu.

Ndërkohë mjekët e kanë ironizuar këtë shfaqje.

“Priten video-klipe te reja nga situata luksoze e spitaleve Covid 5-6-7-dhe 69!” shkruan mjeku Renato Osmenaj.

Kurse mjeku Ilir Allkja thekson: “Kolegët e mi, unë, vizitojmë nga dhjetëra të sëmurë çdo ditë por nuk na bën asnjë gazetë a TV reportazhe. Tjetri bën një video-film për ERTV dhe e përcjellin të gjitha port-alet. Sa xheloz u bëra!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here