Shqipëria do të përkujtojë sot 76-vjetorin e Çlirimit!

0
116

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë nisi një kryengritje të armatosur kundër pushtimit të vendit.

Duke nisur nga 7 prilli i vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, vendi u pushtua nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here