Kryemadhi apel politikës: Të mos bëjmë gabimet e së shkuarës, të mbyllim tranzicionin…

0
6

Ndërsa ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 76 vjetorit të çlirimit të vendit, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu drejtua me një apel politikëstë mos bëjë më gabimet e të kaluarës për të mbyllur një herë e mirë tranzicionin.

“Është më e pakta që mund të bëjmë sot në emër të LSI-së, për të vendosur një kurorë në shenjë respekti dhe mirënjohje të 28 mijë djemve dhe vajzave shqiptare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist.

Por ajo që është akoma më e rëndësishme, është që detyra jonë jo vetëm si klasë politike, por detyra jonë si nëna, si gra dhe si vajza, është për të rrënjosur akoma më shumë në zemrën e të rinjve dhe të rejave tanë atë që është shumë më e rëndësishme, dëshira, pasioni dhe dashuria për vendin, dashuria për flamurin, dashuria për atdheun tonë.
Nëna Shqipëri është jo simbol, por nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, sot është një ditë që duhet të rrënjoset në mendjet tona dhe sidomos të klasës politike, që të mos bëjmë më gabimet që kemi bërë dhe për të myllur njëherë e përgjithmonë këtë situatë tranzicioni, në këtë vit të mbrapshtë siç ishte viti i pandemisë, apo edhe situata pas tërmetit të 26 nëntorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here