Dua Lipa mesazh për 28 nëntorin: Urime Dita e Pavarësisë, krenare që jam shqiptare…

0
16

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar festën e 28 nëntorit, të gjithë bashkëkombësve të saj. Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet duke pozuar me flamurin kombëtar në shpinë.

Këtë imazh, Dua e ka realizuar gjatë vitit 2019 në Kosovë, gjatë festivalit ‘Sunny Hill’. Në mbishkrimin e fotografisë, ajo u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit, teksa është shprehur krenare që është shqiptare.

“28 nëntori! Dita e flamurit, krenare të jem shqiptare, urime dita e pavarësisë”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Artistja me prejardhje nga Kosova gjithashtu së fundmi performoi në një koncert virtual të titulluar “Studio 2054”, ku argëtoi fansat e saj përmes shfaqjes ‘online’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here