Bardhi nxjerr videon: Rama mbajti vetëm një premtim, i dha Gjicit 35 milion euro me një dorë për tërmetin

0
108

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në 1 vjetorin e tërmetit që mori jetën e mbi 50 njerëzve dhe la pa strehë mijëra të tjerë, shkruan se Rama nuk mbajti asnjë premtim nga ato që dha për rindërtimin, ndërkohë që i dha Gjicit 35 milion euro me një dorë për tërmetin.

Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here