Tërmeti/ Rrëfimi i fqinjit të familjes Lala: Zërat e tyre dëgjoheshin, por pas lëkundjes së fundit u shuan…

0
109

Zërat e tyre dëgjoheshin, por pas lëkundjes së fundit u shuan”.

Kështu e nis rrëfim rrëqethës fqinji i familjes Lala, nga ku një vit më parë shembja e banesës i mori jetën tetë anëtarëve të një familje.

Në një rrëfim për “Abc News” ai thotë se shkak u bë edhe vonesa e zjarrfikëses për shkak se ishin përqendruar në zonat me më shumë dëmtime siç ishte Thumana.

“Ajo natë ka qenë shumë e errët për të gjithë ne këtu. Patëm mundësi të nxirrnim një djalë duke gërmuar me kazma dhe lopata.

Ata erdhën me vonesë në fakt pas katër orësh. Jo se ishte e pamundur por kishte shumë gërmadha dhe nuk kishin ku të shkonin më përpara.

Dëgjonim zërin e djalit dhe ai tha se edhe motra është gjallë. U lëkund edhe njëherë dhe u bashkua kati me katin dhe aty nuk dëgjoheshin zëra më. Ishte pas 4 orësh nga tërmeti”, shprehet fqinji.

Familjes Lala, tërmeti tragjik i mori Sahadeten 79 vjeç, Ilirin 52 vjeç, Marjetën 31 vjeç, me 4 fëmijët Amelian 8 vjeç, Emiljon 7 vjeç dhe binjakët Dionisa e Enis 2 vjeç, dhe Griseldën 19 vjeç.

I vetmi që u nxor i gjallë nga grupet e shpëtimit, nga banesa 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës ishte 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua në Itali për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here