Mediu: Pjesa më e mirë e shoqërisë duhet të bashkohet për t’i dhënë fund së keqes

0
138

Situata e pandemisë së Covid nuk është pengesë për kreun e PR-së, Fatmir Mediu që të vijojë takime me strukturat e partisë në të gjithë, për ti përgatitur për zgjedhjet.

“E vetmja mënyrë për ta mundur të keqen është kur të mirët bëhen bashkë. Pjesë më e mirë e shoqërisë duhet të bashkohet për ti dhënë fund së keqes”, u shpreh ai.

Në këtë takim me strukturat në Elbasan, aleati i PD-së, shpreh nevojën e përfshirjes së figurave të reja në zgjedhje.

“Ne duhet të nxjerrim një trup parlamentare, qeverisës që përbehet nga njerëz të rinj, profesionist brenda dhe jashtë Shqipërisë”, tha Mediu.

Ajo që duhet të siguroja qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, sipas Mediut, është që të garantojë ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe rritjen e punësimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here