Atentati/ Plumba ndaj ‘Vis korçarit’, arrestohen edhe dy persona…

0
120

Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim për përplasjen me armë gjatë ditës së djeshme në qytet. Gjatë kësaj përplasjeje mbeti i plagosur në shpatull Ervis Çaushllari i njohur si Vis Korçari. Ky i fundit u arrestua dje në Spitalin e Traumës ku kishte shkuar për t’u kuruar.

Ndërkohë, blutë e Elbasanit arrestuan sot një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në këtë përplasje, ndërsa vijon kërkimi për 25-vjeçarin Migert Qosja, që dyshohet se qëlloi ndaj Çaushllarit. Në pranga ra edhe një person për moskallëzim krimi.

Elvis Çaushllari, i njohur me nofkën “Vis Korçari” dhe i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë është konfliktuar me Migert Qosen, 25 vjeç. Dyshohet se Mirgen Qosja, që drejtonte një automjet tip “Ford” nuk i ka hapur rrugë Elvis Çaushllarit, i cili drejtonte një automjet tip “Mazda”. Kjo është bërë shkak që fillimisht të dy këta shtetas, që kishin njohje mes tyre, të përfshihen në një konflikt verbal nga makinat dhe më pas dhe fizik dhe për të përfunduar në përdorimin e armëve kundrejt njëri-tjetrit.

Njoftimi i plotë i policisë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here