Vdekja e mjekut nga virusi/ Shpërthen ish-vartësja e Manastirliut: Shteti nuk po ju mbron

0
94

Lajmi se mjeku Bledi Nini ka ndërruar jetë nga koronavirusi, shkaktoi tronditje jo vetëm në komunitetin e bluzave të bardha, por edhe në opinionin publik. Mjeku ORL ishte vetëm 48 vjeç dhe ishte një prej mjekëve të talentuar në QSUT.

Pas vdekjes së tij ka pasur shumë reagime. Por bie në sy reagimi në rrjetet sociale i Mirela Hasanajt.

Ajo ka qenë nëndrejtoreshë e QSUT gjatë kohës kur drejtohej nga Ogerta Manastirliu dhe më pas u zhvendosën në ministrinë e Shëndetësisë së bashku. Hasanaj drejtoi deri para nisjes së pandemisë Drejtorinë e Operatorit, të krijuar posaçërisht, që kishte në varësi mes të tjerash edhe mjekët e familjes.

Në një status në FB, ajo shpërthen ndaj shtetit dhe qeverisë.

“Na preve krahët Bledi. U prehsh në paqe dhe të shndrittë shpirti kolegu ynë i dashur. Nuk do ta harroj telefonatën e fundit që bëmë bashkë: ki kujdes veten dhe gocën Mirela, unë do e kaloj.

Po pse mo Bledi na le kaq dhimbje, familjes, gocës, shokëve që të deshën kaq shumë?

Deri sot nuk kisha folur, por sot dua të bëj një apel: nëse ky shtet nuk diti t’ju mbrojë dhe po ju kursen tamponat, që duhet t’i bënit çdo të premte në të gjithë personelin shëndetësor, mbroni veten kolegë të dashur, mjekë, infermierë, fizioterapistë, të gjithë. Asgjë nuk vlen sa jetë juaj dhe familjet tuaja.

Ajo politikë e ndyrë që bëhet atje, ka si synim vetëm përfitime personale, sepse si asnjëherë tjetër u tregua që sistemi shëndetësor dhe ata që punojnë në të janë plotësisht të pambrojtur dhe të pavlerësuar për punën dhe mundin që ata kanë bërë. Të qoftë dheu i lehtë kolegu ynë i dashur, Bledi Nini,” shkruan ajo.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here