Ademi mirëpret Bashën: Shkodra në situatë shumë të vështirë, nuk ekziston asnjë mbështetje nga Qeveria

0
86

Voltana  Ademi, Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, priti sot kryetarin e PD-së Lulzim Basha për “të diskutuar për hallet e Shkodrës” siç u shpreh. Znj. Ademi  dha një deklaratë në përfundim të diskutimeve me biznesmenë dhe qytetarë, në të cilën tha:

“Kemi pasur një takim shumë të rëndësishëm me biznesin, por diskutuam edhe për situatën shumë të vështirë që po kalojmë në pandemi, në kushte shumë të vështira të familjeve tona në ndihmë dhe në nevojë ekonomike, të biznesit, sfidës që kemi përpara për të kaluar pandeminë – në pamundësi dhe në mungesë totale të një mbështetjeje që do të ishte e duhur, por nuk ekziston nga ana e qeverisë.

Shkodra vuan prej disa vitesh problematikën që lidhet me investimet e munguara dhe përsëri unë insistova dhe informova Kryetarin, por po e bëj me dije edhe publikisht atë që e kam thënë disa herë se në Shkodër kanë munguar dhe mungojnë investime për shkollat, kopshtet, çerdhet, infrastrukturën rrugore në qytete dhe nëpër fshatra, në ujesjëllësa dhe shërbime publike. Kjo është bërë më dije çdo vit dhe po bëhet edhe më rëndë.

Pavarësisht kësaj , bashkia Shkodër përpiqet të mbështesë me ato mundësi që ka familjet në nevojë dhe biznesin dhe të ndërtojë vendin e vet duke bërë ç’të jetë e mundur që të japë një shembull të mirë të vetqeverisjes vendore.  Ju falenderoj Kryetar për mbështetjen.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here