Borxhi prej 46 mijë eurosh/ Gjykata e Tiranës dënon 61 vjeçarin për ekzekutimin e shokut

0
81

Është dënuar me 30 vite burg 61 vjeçari i akuzuar për vrasjen e shokut të tij për një borxh.

Nëse nuk do të apelohet vendimi, Islam Myrtaj do të kalojë pjesën e mbetur të jetës prapa hekurave.

 

Ai u shpall fajtor për vrasjen e shtetasit Haxhi Baçinozi, ndërsa dy janë akuzat ajo e vrasjes me paramendim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Edhe gjatë seancës së sotme, i moshuari shfaqi pendesë për krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në mars të vitit të kaluar pranë Liqenit Artificial të Tiranës, kishte si motiv një borxh prej 46 mijë eurosh, mos shlyerja e të cilit u bë shkak për vrasjen.

Katër ditë pas krimit, Myrtaj u dorëzua në polici duke pranuar vrasjen. Gjatë fazës së hetimeve ka sqaruar se është fyer dhe goditur nga viktima në momentin që janë përballur pranë kodrave të liqenit.

Ai ka pretenduar se vrasja nuk ishte e paramenduar dhe se mbante armë me vete për shkak të kërcënimeve që viktima i bënte atij dhe familjarëve për një borxhin e pakthyer

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here