455 pacientë në tre spitalet Covid/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

0
101

Ndërsa ditë pas dite rritet numri i viktimave nga Covid-19, ditën e sotme humbën jetën edhe 19 persona të tjerë.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, betejën me sëmundjen nuk e fituan 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetarë nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Ndërkohë, sa i përket situatës në spitale, njoftohet se tek Covid-1, 2 dhe 3 po trajtohen 455 pacientë. Prej tyre, 21 ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër, në 24 orë, janë shëruar nga koronavirusi 436 persona duke e çuar në total numrin në 16,666.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here