Çelja e negociatave është e vetmja dritare ku mund të shohim perëndimin

0
132

Nga Ylli Manjani –

Strukturat diplomatike të shteteve perëndimore dhe Brukseli zyrtar po tentojnë të thjeshtojnë në maksimum rrugën drejt çeljes zyrtare të negociatave.

Ky thjeshtim në thelb lë në plan të dytë realitetin e hidhur të pushtetit monist, pa pushtete të ndara dhe kaosin legjislativ me institucione gjyqsore dukshëm të nënshtruara nga pushteti politik në Shqipëri.

Kjo spjegon në fakt edhe reagimet e çuditshme e sempliste të ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri.

Në këtë moment nuk është në fokusin e tyre realiteti monist politik, demokratik dhe institucional. Ata duan thjesht të arrihet një minimum standardi, sa me thënë, me qëllim që të zyrtarizohet çelja zyrtare e negociatave për anëtarësim.

Ta zemë, dihet që Gjykata e Lartë aktuale nuk ka shanc të jetë në misionin e saj Kushtetues të unifikimit të praktikës gjyqsore dhe të zgjedhë 3 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por Misionet diplomatike janë gati të mbyllin sytë dhe të pranojnë se edhe me një minimum gjykatësish të zgjedhur (3 ose 5,kir në fakt duhen të.paktën15) ta quajnë të krijuar këtë gjykatë.

Njësoj dhe me gjykatën Kushtetuese. Ata sugjerojnë që me 6 anëtarë(nga 9 që duhet të jenë) Gjykata është OK. Në fakt mjafton që pushteti të urdhërojë 2 prej të zgjedhurve aty, dhe gjykata është prap e pa mudur të marrë vendim…

Në praktikë gjykatat me minimum gjyqtarësh janë njësoj jo funksionale si sot pa këtë minimum. Por kjo nuk është në fokusin e monitoruesve diplomatikë.

Ata duan të thjeshtohet fare kjo punë vetëm të çeëen negociatat. Dikush thitë se kanë hallin e CV të tyre. Dakord, por ky është qëndrimi i tyre.

Personalisht, për shkak të profesionit nuk gjej pajtim me qëndrime të tilla sempliste dhe që dëmtojnë thelbin e shtetformimit. Por nga ana tjetër edhe negociatat e dua fort.

Me thënë të drejtën, çelja e negociatave është e DOMOSDOSHME për ne. Ato negociata janë e vetmja tryezë ku pushteti, qeveria, politika, shteti, ekonomia e shoqëria jonë vendosen nën monitorim të rreptë.

Dhe është monitorim në kuptimin e vërtetë të fjalës, jo punë ambasadash siç jemi mësuar deri më sot. Aty monitorohemi nga skrupulozë të vërtetë, që nuk takojnë as Kryeministrin e as opozitën. Nuk mbajnë as fjalime e as bëjnë deklarata. Thjesht marrin lupat dhe pasi kqyrin, shënojnë në kutitë përkatëse + ose -.

Ne kemi nevojë të monitorohemi profesionalisht jo më diplomatikisht. Ndaj na duhen më shumë se kurrë ato negociata.

Na duhet ajo tryezë.Lutem që të na ftojnë në atë tryezë, pra të na i çelin ato negociata! ?

Aty është vendi ku merr ndëshkim çdo politikë e politikan dallkauk në këtë vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here