Lajm i mirë/ SHBA nis fushatën e vaksinimeve anti-Covid në 11 dhjetor

0
128

Në SHBA pritet që të nisin vaksinimet kundër Covid.

Siç shkruajnë mediat amerikane, fushatat e vaksinimit do të nisin në datën 11 dhjetor.

Amerikanët e parë që do marrin një vaksinë Covid-19 mund ta marrin atë që më 11 dhjetor, sipas shefit të programit të vaksinave të koronavirusit në SHBA.

Dr. Moncef Slaoui i tha rrjetit amerikan CNN se plani ishte që të ‘nisë vaksinimi brenda 24 orësh’ pasi një vaksinë të miratohet.

Komentet vijnë mes një rritjeje të rasteve të koronavirusit në të gjithë vendin.

SHBA ka regjistruar më shumë se 12 milion raste dhe 255,000 vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Këto janë shifrat më të larta të regjistruara kudo në botë, shkruan BBC.

Të dhënat nga provat e përparuar treguan se vaksina mbron 94% të rriturit mbi 65 vjeç.

Pfizer shpreson të prodhojë deri në 50 milion doza në vitin 2020 dhe deri në 1.3 miliardë doza në 2021. Çdo person ka nevojë për dy doza.

Një komitet këshillimor i vaksinave të Administrimit të Ushqimit dhe Barnave (FDA) është vendosur të takohet në 10 dhjetor për të diskutuar nëse do të autorizojë vaksinën.

Dr. Slaoui tha se vaksina mund të miratohet ‘ndoshta në 11 ose 12 Dhjetor’.

Vaksina pritet të shpërndahet në bazë të popullsisë së shteteve. Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit në vijën e parë të zjarrit dhe të moshuarit.

Dr. Slaoui deklaron se bashkë me vaksinën në muajin maj 2021 mund të arrihet imuniteti i tufës, ku 70 % e popullisisë të jetë e vaksinuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here