Rimbursimi i ilaçeve për të prekurit nga Covid-19, përfaqësuesi i Urdhrit të Farmacistëve: Nuk mjafton

0
150

Nga rimbursimi i barnave anti-covid, do të përfitojnë pacientët që do të kalojnë virusin në gjendje të lehtë dhe të mesme. Shteti garanton shumat 1650 dhe 10900 lekë, edhe pse kostot për këtë kategori të sëmurësh mund të jenë më të larta. Sekretari i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma, thotë se pacientët mund të përfitojnë nga skema e rimbusrimit, pasi rezultati i testit të Covid-19 të konfirmohet nga ISHP-ja.

”Receta me rimbursim përcaktohet pasi të jetë konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike, që do të thotë se nëse një pacient, që të konfirmohet pozitiv duhet të ketë përgjigjen pozitive nga ISHP-ja. Që zyrtarisht një person quhet i prekur me me covid, duhet që testi i bërë në një laborator privat të konfirmohet nga ISHP-ja. Skema e rimbursimit është një skemë shumë e mirë dhe është edhe kërkesë e jona”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai tregoi me shifra konkrete për çmimin e barnave për pacientët. ”Shkon rreth 6 mijë lekë forma e lehtë, ndërsa forma e mesme shkon në rreth 30 mijë lekë dhe që përfshihen dhe barnat që përdoren tek forma e lehtë. Pacientët po mjekohen në shtëpi edhe me barna të tjerë edhe me antibiotikë. Kjo shumë që është vënë nuk mjafton bazuar në informacionet me realitetin se çfarë ndodh Ne kemi bërë një rimbursim të pjesshëm dhe jo të plotë”, theksoi ai për ”euronews albania”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here